Aktualitet

Koronavirusi ‘paralizon’ kryeqytetin/ Vetëm Forcat e Armatosura dhe Policia në terren, rrugët e Tiranës bosh

13 Mars 2020, 07:18 Nga DOSJA
Koronavirusi ‘paralizon’ kryeqytetin/ Vetëm Forcat e Armatosura

Tiranë- Hyn në fuqi ‘shtetrrethimi”. Që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm asnjë makinë private, taksi, apo urban nuk lëviz në kryeqytet. Në rrugët e kryeqytetit shikon vetëm efektivë policie, forca të ushtrisë dhe ndonjë ambulancë.

Po kështu, nuk lejohet transporti publik dhe me mjete private drejt Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës. Ata që do të duhet me patjetër që të transportohen për në spital apo edhe në aeroportin e Rinasit do të duhet që ta provojnë me dokumente itinerarin e tyre. Këto masa janë marrë si pasojë e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë.

 

Bilanci i COVID-19 është rënduar në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dy ditë më parë në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tirana bosh koronavirusi ne shqiperi tirana bosh

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Mars 2020, 06:14

Tiranë-Pas vendimit të qeverisë, për të bllokuar hyrjen dhe daljen e mjeteve nga Tirana mëngjesin e së premtes, në studion e emisionit “Opinion”, mjeku Pëllumb ...

Aktualitet 12 Mars 2020, 20:56

TIRANË-Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, deklaroi se është domosdoshmëri që pacientët që dyshojnë se janë të prekur nga koronavirusi të vetëi...