Aktualitet

“Edi jam,mos ki frikë”/ Endri Shabani i kthehet Ramës: Na lini në hallin tonë, është vonë të na shpëtosh… rreziko

13 Mars 2020, 06:48 Nga DOSJA
“Edi jam,mos ki frikë”/ Endri Shabani i kthehet Ramës: Na

Tiranë– Aktivisti Endri Shabani, për mesazhin e dërguar nga kryeministri Edi Rama në telefonat e shqiptarëve për situatën e koronavirusit në vend, ka deklaruar se këshillat preferon t’i marrë nga mjekët dhe jo nga piktorët. Në një postim në Facebook, Shabani shprehet  se tashmë është shumë vonë që Rama të na shpëtojë nga pasoja e gabimit që bëri me masat për koronavirusin.

Reagimi:

Edo rrofsh per mesazhin, por keshillat per shendetin preferoj t’i marr nga mjeket, jo nga piktoret. Keshtuqe, mos humb kohe me keto, por bej punet per te cilat kemi 7 vjet qe te paguajme. Jo per gje, por me 26 Shkurt kur hyri rasti i pare me virus ne Shqiperi, ti ishe ne Moske duke u marre me pune qe s’te takojne.

Sa per te tjerat, Ezopi thoshte qe “kurre mos i beso keshillave te dikujt qe per vete i ka punet mysybet”. Se ja te keshillon te jesh i pergjegjshem dikush qe me 1 Mars, kur Italia kishte izoluar qytete te tera, sillte qindra delegate te partise ne Tirane, ku prej nje jave gelonte coronavirusi.

Apo te thote “Mos dil nga shtepia!”, dikush qe me 24 Shkurt, kur Austria bllokoi trenat qe vinin nga Italia, tallej me ata qe kerkonin mbylljen e kufirit me Italine. Te thote “Ruaju nga informacioni i rreme” ai qe me 7 Mars na siguronte qe nuk kishte asnje rast me coronavirus ne Shqiperi.

Apo te siguron qe gjithcka eshte okay, dikush qe ka dhene 410 milion euro koncesione per shendetesine, por qe sot rrezikon as te mos testoj dot te gjithe ata qe jane prekur dhe as te mos trajtoje dot te gjithe ata qe jane semure. Keshtuqe, na ler ne hallin qe na ka rene, se tani eshte vone te na shpetosh nga pasojat e gabimit qe beme duke te lene ty ne krye te puneve.

Që prej ditës së djeshme, kryeministri po ju dërgon shqiptarëve mesazh në telefonat e tyre si të mbrohen nga koronavirusi. Ai iu bën thirrje shqiptarëve që të vetëizolohen në banesat e tyre.

Bilanci i COVID-19 është rënduar në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dy ditë më parë në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama endri shabani koornavirusi në shqipëri edi rama endri shabani koornavirusi në shqipëri

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Mars 2020, 06:14

Tiranë-Pas vendimit të qeverisë, për të bllokuar hyrjen dhe daljen e mjeteve nga Tirana mëngjesin e së premtes, në studion e emisionit “Opinion”, mjeku Pëllumb ...

Aktualitet 12 Mars 2020, 20:56

TIRANË-Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, deklaroi se është domosdoshmëri që pacientët që dyshojnë se janë të prekur nga koronavirusi të vetëi...