Bota

Futi gishtat në gojë dhe i fshiu tek hekurat e metrosë, arrestohet i riu në Belgjikë (VD)

13 Mars 2020, 09:11 Nga DOSJA
Futi gishtat në gojë dhe i fshiu tek hekurat e metrosë,

BRUKSEL– Videoja që u bë virale dhe bëri xhiron e botës,  tregoi gjestin e shëmtuar të një  djali që pasi fuste gishtat në gojë i fshinte ato mbi tubat prej hekuri brenda një metroje në Bruksel, ndërkohë që koronaviruis ka mbërthyer botën, e ndër rregullat kryesorë është higjena.

Sipas mediave të huaja ky djalë është arrestuar ditën e djeshme nga policia belge pasi ai arrihej të identifikohej lehtë në videon që u bë virale.

Mësohet që videoja është regjistruar nga një pasagjer tjetër që ndodhej  brenda metrosë dhe pasi e publikoi ai shkroi: Shikoni çfarë bën ky bir k..ve në dorezat e transportit publik. Më mirë mos prekni hekurat.

Ndërsa kompania e transportit publik  tha: Një i ri (i intoksikuar) u arrestua nga policia dhe shërbimet tona të sigurisë pas denoncimit. Treni në fjalë është tërhequr nga shërbimi për dezinfektim”.

Ma soeur m’envoie ça, je la laisse rentrer à la maison ou pas ? pic.twitter.com/sNsHgX6Y64

— Hisoka ? (@Mous_taffe) March 9, 2020

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 23 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi: standard.co.uk

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota belgjike bruksel koronavirusi ne belgjike belgjike bruksel koronavirusi ne belgjike

Sondazh

Poll