Bota

“Situata është me keq sesa raportohet”, mbingarkohen spitalet në Itali, mjekët: I japim mundësinë të jetojë një pac

13 Mars 2020, 08:09 Nga DOSJA
“Situata është me keq sesa raportohet”, mbingarkohen

ITALI- Një infermiere e cila po punon në një nga spitalet e Italisë mes kësaj emergjence që është krijuar si shkak i koronavirusit ka thënë që spitalet janë shumë nën presion aq presion aq sa mjekët në Itali  janë detyruar t’i japin përparësi shërbimit të pacientëve që të kenë një shanc për të mbijetuar.

Mauro D’Ambrosio, i cili punon në Spitalin Fatebenefratelli në Milano, teksa ka folur për situatën në vend është shprehur  se çdo i sëmurë me COVID-19 kalon më shumë se 15 ditë nën kujdes intensiv. Shumë më gjatë se sa është mesatarja pesë deri në gjashtë ditë për pacientët e tjerë.

Kjo, tha ai, po çonte në një problem të madh të menaxhimit të situatës sepse po mbingarkon spitalet, dhe  nuk ka më  kapacietete të mjaftueshme.

D’Ambrosio tha: Nëse e kuptojmë se pacienti ka një çështje të rëndë shëndetësore deri në atë pikë sa të mos ketë asnjë mundësi të jetojë ne duhet t’i gjejmë një shtrat duke lëvizur një pacient tjetër nga spitali i cili  ka më shumë shanse të mbijetojë, atëherë kjo është një zgjedhje që pavarësisht se është e vështirë për t’u pranuar nga ana etnike, nga pikëpamja klinike mund të bëhet për t’i dhënë mundësinë e mbijetesës dikujt në krahasim me dikë që do të kishte zero shanse zero.

Një infermiere tjetër që punon në Lombardi, rajoni italian më të goditur nga COVID-19, ka thënë se  se situata ishte “e keqe” dhe shumë më e keqe sesa po pasqyrohet  në media. Pa  treguar identitetin e saj ajo tha: Ne kemi me qindra raste në spitalin tonë. Gjysma e bllokut tonë operativ i është kushtuar pacientëve COVID-19. Situata është e keqe.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve  ka shkuar në  1016 dhe janë prekur  mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i  këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 23 të infektuar dhe një viktimë.

Burimi: euronews.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota infermierja koronavirusi ne itali mjeket ne itali infermierja koronavirusi ne itali mjeket ne itali

Sondazh

Poll