Bota

Pezulloi udhëtimet drejt Europës, hyn në fuqi vendimi i Trump, ja 26 vendet që preken

13 Mars 2020, 08:49 Nga DOSJA
Pezulloi udhëtimet drejt Europës, hyn në fuqi vendimi i Trump, ja

SHBA– Ditën e djeshme qeveria amerikane pezulloi të gjitha udhëtimet drejt Europës për shkak të përhapjes së virusit  vdekjeprurës kinez.

Ky vendim u bë me dije nga Presidenti amerikan Donald Trump i cili tha se në mbrojtje të qytetarëve të tij nga koronavirusi është ndërmarrë kjo masë e fortë.

Vendimi  ka hyrë në fuqi  që prej mesnatës ku për një afat një mujor  nuk do të ketë udhëtime në Europë, përkatësisht në  26 shtete.

Shtetet për të cilat është marrë ky vendim janë: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Islanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra.

Ndërkohë që këto shtete nuk do të kenë kontakt me SHBA për 30 ditë, kufizimet nuk do të  ketë për Britaninë e Madhe, Irlandën dhe më vende të tjera të Evropës Lindore dhe Juglindore.

“Ka rëndësi se si përgjigjesh dhe ne po përgjigjemi me shpejtësi dhe profesionalizëm të madh. Ne po lëvizim shumë shpejt. Kjo nuk është një krizë financiare. Një veprim i zgjuar sot do të parandalojë përhapjen e virusit nesër.”– deklaroi Presidenti Trump në fjalimin e tij nga Zyra Ovale.

Numri i rasteve  të reja në SHBA ka nisur të rritet, ku  derio më  tani ka shkuar në 1135 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 38 viktima.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve  ka shkuar në  1016 dhe janë prekur  mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i  këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 23 të infektuar dhe një viktimë.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba shba donald trump koronavirusi ne shba shba

Sondazh

Poll