Bota

Arrestohet gruaja në Brazil/ Deshi të fuste 12 telefona në burg për burrin, i kishte fshehur në barkun e rremë

12 Mars 2020, 19:39 Nga DOSJA
Arrestohet gruaja në Brazil/ Deshi të fuste 12 telefona në burg

BRAZIL -Një grua, e cila ishte “shtatzënë” ka shokuar rojet e burgut brazilian pasi ishte përpjekur që të fuste telefona brenda burgut. 22-vjeçarja kishte shkuar të vizitonte bashkëshortin në burgun Nelson Hungria në Belo Horizonte mirëpo rojet vunë re që ajo kishte një bark të çuditshëm.

Sipas mediave vendase, në burgjet braziliane gratë shtatzëna nuk kontrollohen me skaner, pasi mund të dëmtohet fëmija, por pasi u mor në pyetje ajo pranoi se në bark fshihte sende kontrabandë.

Ajo u arrestua pasi në barkun falso kishte fshehut 12 celularë (bashkë me karikues), çamçakëza, kufje, tableta të ndryshme, para dhe një çekiç. Po ashtu ajo kishte një mjet të rremë identifikimi, madje kishte sjellë dhe një grafi të rreme për të vërtetuar që ishte shtatzënë. Mediat shtojnë se e reja po tashmë po mbahet burgun e Vespasiano.

 (A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brazil brazil

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2020, 17:03

KINË– Skanimi i trupit të një prej viktimave të koronavirusit ka tmerruar mjekët. Pas vdekjes, trupi i tij është futur në skander duke nxjerrë rezultate të...