Bota

Eksperti tregon të vërtetën: SHBA ka ‘dështuar’ me provat për koronavirusin

13 Mars 2020, 06:59 Nga DOSJA
Eksperti tregon të vërtetën: SHBA ka ‘dështuar’

SHBA– Shtetet e Bashkuara të  Amerikës po përballen tashmë me një situatë të vështirë si shkak i koronavirusit që infekton dhe vret mijëra  njerëz.

Ndonëse me shumë bindje Presidenti amerikan Donald Trump si për shumë çështje të tjera, edhe këtë herë u shpreh se SHBA është  në gjendjen e saj më të mirë dhe nuk është e rrezikuar nga koronavirusi, por këtë deklartë të Trump e ka kundështuar Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Dr. Anthony Fauci.

Në një mbledhje për situatën në vend Anthony Fauci është shprehur se SHBA-ja po “dështon” kur bëhet fjalë për testimin e koronavirusit.

Pavarësisht se masat janë marrë, sipas Faucit testet tregojnë të kundërtën.

SHBA është një ndër vendet në të cilat koronavirusi po  përhapet me ritme të shpejta, sikundër në Itali që tashmë është bërë  vatra e koronavirusit në Europë, pasi numri i viktimave ka shkuar mbi 1000 dhe të infektuarjanë mbi 12 mijë.

Ndërsa Kina,  epiqendra ku shpërtheu koronavirusi po përmirësohet e tashmë gjendja është mëse e qetësuar nga sa ishte në mujat janar dhe shkurt.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve  ka shkuar në  1016 dhe janë prekur  mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i  këtij virusi. Në Greqi është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 23 të infektuar dhe një viktimë.

Burimi: cnn

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci donald trump koronavirusi ne shba anthony fauci donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2020, 17:03

KINË– Skanimi i trupit të një prej viktimave të koronavirusit ka tmerruar mjekët. Pas vdekjes, trupi i tij është futur në skander duke nxjerrë rezultate të...