Bota

Gruaja e kryeministrit të Kanadasë ka koronavirus, vetë-izolohen, Trudeau drejton vendin nga shtëpia

13 Mars 2020, 08:52 Nga DOSJA
Gruaja e kryeministrit të Kanadasë ka koronavirus, vetë-izolohen,

KANADA– Sophie Grégoire Trudeau, gruaja e kryeministrit Justin Trudeau ka rezultuar pozitive me koronavirus. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë vetë-izoluar në shtëpinë e tyre.

Lajmi u konfirmua gjatë një deklarate për shtyp nga zyra për mediat e Trudeau, të cilët bënë me dije se rezultatet e analizave kishin dalë ditën e sotme dhe se të dy gëzojnë shëndet të plotë.

Ajo ndihet mirë, po merren të gjitha masat paraprake të rekomanduara por simptomat e saj mbeten të buta,“-bën me dije njoftimi. 

Por Sophie nuk është ndalur me kaq, pasi me anë të një video-mesazhi ajo i ka komunikuar me qytetarët për t’i përditësuar me gjendjen e saj. 

“Të jesh në karantinë në shtëpi nuk është asgjë në krahasim me familjet e tjera kanadeze që mund të kalojnë këtë dhe për ata që përballen me shqetësime më serioze shëndetësore. Ne do ta kapërcejmë këtë situatë së bashku. Ju lutemi merrni shëndetin tuaj seriozisht. Unë ju dërgoj të gjithë guximin dhe mendimet e mia të ngrohta. Përqafime nga larg!,”-është shprehur bashkëshortja e kryeministrit. 

Ndërkohë që bashkë me të është izoluar në shtëpi edhe kryeministri Trudeau, i cili po i kryen të gjitha angazhimet e tij nga shtëpia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota justin trudeau koronavirusi ne kanada sophie grégoire trudeau justin trudeau koronavirusi ne kanada sophie grégoire trudeau

Sondazh

Poll