Bota

“Do të kthehemi e të qëshim së bashku”/ Papa Françesko i jep forcë dhe kurajë botës

12 Mars 2020, 19:14 Nga DOSJA
“Do të kthehemi e të qëshim së bashku”/ Papa

ITALI– Italia, është vendii dytë në botë për përhapjen më masive të pandemisë së COVID-19, ku deri më tani numri i vdekjeve ka arritur 1016, numri i të prekurve mbi 12 mijë, ndërsa janë shëruar vetëm 213 persona.

Duke qenë se tashmë vendi është i izoluar, pasi gjendja është alarmante jo vetëm në Itali, por në të gjithë botën, për këtë situatë ka reaguar edhe Papa Françesko. Nëpërmjet disa fjalëve ai u jep kurajo njerëzve, pasi sipas tij do të vijnë ditë të mira. Gjithashtu ai shton se do vlersojmë gjithçka që më parë na është dukur e kotë dhe do qeshim përsëri.

FJALËT E PAPËS

“Sonte para se te fleni mendoni se kur do te kthehemi ne rruge. Kur do te përqafohemi përsëri, kur do të bejmë pazar bashkë do të na duket një festë.Le të mendojmë për kafetnetë që do të kthehen në bare,bisedat,fotot të shtërnguar fort me njëri-tjetrin.Le te mendojmë se kur do të jetë vetëm nje kujtim i trishtë.Normaliteti do të na duket një dhuratë e papritur dhe shumë e bukur.Do të duam gjithçka që deri me sot na është dukur diçka kotë.Çdo sekond do jetë shume i shtrenjtë. Noti ne det,dielli deri vonë, perëndimet, gëzimet dhe të qeshurat. Do të kthehemi të qeshim së bashku. Forca dhe kurajë.  Shihemi së shpejti!”

Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 22 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 23të infektuar dhe një viktimë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota  papa frannçesku koronavirusi ne itali perhapja e koronavirusit  papa frannçesku koronavirusi ne itali perhapja e koronavirusit

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2020, 17:03

KINË– Skanimi i trupit të një prej viktimave të koronavirusit ka tmerruar mjekët. Pas vdekjes, trupi i tij është futur në skander duke nxjerrë rezultate të...