Bota

Bilanc “lufte”/ 1266 viktima dhe mbi 15 mijë të infektuar nga covid-19 në Itali. OBSH: Tani ‘zemra’ e përhap

13 Mars 2020, 07:27 Nga DOSJA
Bilanc “lufte”/ 1266 viktima dhe mbi 15 mijë të infektuar

ITALI– Qeveria italiane po ndëmerr masa të forta sa i përket kësaj çështje të vështirë të krijuar nga koronavirusi. Sipas bilancit zyrtar të publikuar nga vet institucionet në vend numri i të vdekurve dhe të infektuarëve është rritur ndjeshëm.  Janë regjistruar 1266 viktima ndërsa numërohen rreth 15 mijë të infektuar në të gjithë territorin e Italisë.

Megjithatë ka edhe lajme të mira, pasi deri më tani ka 1,439 persona që janë shëruar nga sëmundja. 

Ashtu sikurse ndodhte edhe në Kinë numri i të vikimave rritet gjithmonë e më shumë me mbi 100 brenda një dite. Në 24 orët fundit sipas autoriteteve përkatëse në vend është mësuar se numri i viktimave është rritur me 250 persona të rinj. Me këtë bilanc “lufte” qeveria italiane ka izoluar gjithë territorin e saj për të sfiduar koronavirusin.

Ditën e djeshme kryeministri, Giuseppe Conte mori masa më të forta,duke mbyllur çdo punë, biznes përveç marketeve dhe farmacive që janë  të nevojshme për qytetarët, si dhe ka ndaluar lëvizjen dhe daljen e banorëve nga shtëpia me  ndëshkime të ndryshme nëse thyejnë  rregullat.

Mbi  të gjitha italianët po respektojnë rregullin e parë bazik të sugjeruar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, me një metër distancë mes dy personave për shmangien e koronavirusit.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetit pas bilancit të lartë të viktimave në Itali dhe përhapjes  së madhe të koronavirusit në botë, e shpalli koronavirusin një pandemi globale duke shtuar se tanimë Europa është “zemra” e përhapjes së saj.

Ndërsa rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 125,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 118 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi dhe Ukraninë është shënuar një viktimë, ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Të prekurit nuk janë favorizuar nga pandemia, pasi sot ka rezultuar pozitiv i gjithë kabineti rumun bashkë me kryeministrin Orban, gruaja e kryeministrit të Kanadasa, Justin Trudeau dhe presidenti i Brazili. Dyshohet se dhe shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump mund të jetë infektuar por ai nuk pranon të bëjë testin.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne itali shba koronavirusi ne bote koronavirusi ne itali shba

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2020, 17:03

KINË– Skanimi i trupit të një prej viktimave të koronavirusit ka tmerruar mjekët. Pas vdekjes, trupi i tij është futur në skander duke nxjerrë rezultate të...