Bota

Bashkëshortja e tij shkoi në Londër dhe u kthye me simptoma koronavirusi, vetëizolohet në shtëpi bashkë me gruan kryemini

12 Mars 2020, 19:55 Nga DOSJA
Bashkëshortja e tij shkoi në Londër dhe u kthye me simptoma

KANADA- Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau është vetëizoluar nga frika e koronavirusit. Sipas BBC, lajmi është konfirmuar nga burime të brendshme të kryeministrit, pasi bashkëshortja e tij Sophie Gregoire-Trudeau, shfaqi simptoma të lehta të sëmundjes. Së fundi ajo kishte marrë pjesë në një ceremoni në Londër.

Tashmë të dy janë vetëizoluar në shtëpinë e tyre deri sa të dalin rezultatet e testeve. Deri më tani, kryeministri kanadez nuk ka shfaqur asnjë simptomë, dhe të gjitha detyrat e tij po i kryen nga shtëpia, ndërsa mjekët mbajnë nën vëzhgim shëndetin e tij.

Në axhendën e takimeve të Kryeministrit Trudeau ishin planifikuar takime 2-javore, por të gjitha janë anuluar dhe janë shtyrë për një moment të dytë. 

Deri më tani në Kanada janë 103 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 12 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 23 të infektuar dhe një viktimë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota justin tredeau krieministri i kanadase justin tredeau krieministri i kanadase

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2020, 17:03

KINË– Skanimi i trupit të një prej viktimave të koronavirusit ka tmerruar mjekët. Pas vdekjes, trupi i tij është futur në skander duke nxjerrë rezultate të...