Aktualitet

Koronavirusi/ Mjeku Pipero: 7 prej të infektuarve janë në gjendje mesatarisht të rëndë, i mbajmë me oksigjeno-terapi, sit

13 Mars 2020, 06:23 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Mjeku Pipero: 7 prej të infektuarve janë në gjendje

Tiranë- Koronavirusui tashmë është edhe një kërcënim për shqiptarët. Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinon”, mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero deklaroi se situata në Shqipëri është serioze dhe 7 prej të infektuarve janë në gjendje të rëndë.

“Situata është serioze. Tani që flasim janë 23 veta të konfirmuar, janë 7 pacientë të shtruar, gjendja e tyre është mesatarisht e rëndë. Nuk kanë nevojë për oksigjeno-terapi apo intubim. Disa prej tyre i mbajmë me oksigjeno-terapi, por kanë prekje të polmoneve. Ne e konsiderojmë serioze sepse eksperienca ne Kinë ne mjekët mund të flasim për ta pas ditës 8 ose 9. Ne përpiqemi të mbajmë në parametra optimal organet vitale. I kemi vënë në trajtim në protokollet më të mira të ,mundshme bazuar nga eksperienca e kolegeve. Ndërkohë, vijon gjurmimi i rasteve të reja. Ne jemi në fillim, numrat do vijnë duke u shtuar, u shpreh ai në emision. 

Nurmi i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 23 persona. Dy ditë më parë njëri prej të prekurve, ndërroi jetë  në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qëndrojnë brenda.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Mars 2020, 06:14

Tiranë-Pas vendimit të qeverisë, për të bllokuar hyrjen dhe daljen e mjeteve nga Tirana mëngjesin e së premtes, në studion e emisionit “Opinion”, mjeku Pëllumb ...

Aktualitet 12 Mars 2020, 20:56

TIRANË-Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, deklaroi se është domosdoshmëri që pacientët që dyshojnë se janë të prekur nga koronavirusi të vetëi...