Aktualitet

13 Mars 2020, 06:14 Nga DOSJA

Tiranë-Pas vendimit të qeverisë, për të bllokuar hyrjen dhe daljen e mjeteve nga Tirana mëngjesin e së premtes, në studion e emisionit “Opinion”, mjeku Pëllumb Pipero tha se kishte informacione, që një numër i madh qytetarësh janë larguar pasditen e së enjtes nga Tirana. Pipero e cilësoi këtë veprim një gabim shumë të rëndë, duke e krahasuar me sjelljen e italianëve, kur nisi të shfaqet koronavirusi.

“Me qindra automjete apo shqiptarë kanë udhëtuar nga Tirana  në drejtim të Korçës apo Shkodrës dhe Lezhës për fundjavë. Besoj se po bëjnë një gabim shumë të rëndë dhe është gabimi që bëri dhe Italia që në fazat e parë të kësaj epidemie, duke lejuar që veriun të ikte në jug. Përmes jush bëj një thirrje tjetër. Mirë që kanë vajtur po të paktën të jepet një urdhër i prerë që nesër të mos hapet asnjë shërbim. Është një gabim shumë i madh në këtë situatë. Gjysma e Tiranës mund të jetë në Pogradec nesër, është shumë gabim”, tha infeksionisti i njohur.

Marrë nga Opinion.al

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Mars 2020, 20:56

TIRANË-Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, deklaroi se është domosdoshmëri që pacientët që dyshojnë se janë të prekur nga koronavirusi të vetëi...