Aktualitet

Izolohet Tirana, po a qarkullon ‘cash’? Guvernatori i BSH, Sejko sqaron qytetarët: Nëse nuk gjeni para, mos hapni panik po

12 Mars 2020, 21:28 Nga DOSJA
Izolohet Tirana, po a qarkullon ‘cash’? Guvernatori i BSH, Sejko

TIRANË– Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka adersuar të gjitha shqetësimet e qytetaëve lidhur me paranë në një kohë kur për të paktën 3 ditë qyteti do të izolohet.

Në një lidhje ‘live’ në emisionin “Opinion”, Sejko tha se deri më tani nuk ka vend për panik pasi të gjitha ATM-të janë furnizuar me para, mjaftueshëm për të përballuar situatën.

“Nuk ka nevojë për dezinfektim “cash-i”. 20 mijë lekë në ATM? Nuk kanë udhër nga ne, bankat kanë limitet e tyre për tërheqjen e ‘cashit’ nga automati. Ne mund të ndërhyjmë por nuk e shohim të nevojshme. Është çështje e limitit të bankave. Ne do marrim masa, të gjitha bankat e nivelit të dytë do të furnizohen me para dhe u kemi kërkuar që të mbushin automatet. Nëse nuk gjejnë mos të krijojnë panik por të shkojnë tek ATM-ja tjetër,”-tha Sejko.

 

Është rënduar bilanci me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gent sejko koronavirusi ne shqiperi gent sejko koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Mars 2020, 20:56

TIRANË-Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, deklaroi se është domosdoshmëri që pacientët që dyshojnë se janë të prekur nga koronavirusi të vetëi...