Politike

‘Shikoni! S’kanë veshje speciale’/ Demokrati Bardh Spahia publikon VIDEO-n nga QSUT-ja, mjekët sjellin të dyshuarin me

12 Mars 2020, 20:05 Nga DOSJA
‘Shikoni! S’kanë veshje speciale’/ Demokrati Bardh Spahia

TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka publikuar një video të një ambulance, e cila sipas tij po dërgon në QSUT një të dyshuar me covid-19. Sipas Spahisë, stafi i autoambulancave nuk kishin veshur asnjë veshje mbrojtëse.

“Shikoni nuk kanë veshje speciale, por sjellin një njeri për covid këtu,”- dëgjohet teksa flet një në video. .

Sipas demokratit, kjo është papergjegjshmëri kriminale, që konfirmon edhe denoncimin e bërë një ditë më parë nga mjeku i urgjencës, Ilir Allkja.

“Kur do ta kuptojë Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu që pajisjet mbrojtëse nuk mbrojnë vetëm stafet mjekësore, por pengojnë edhe përhapjen e virusit tek qytetarët e tjerë?! Kjo është papergjegjshmëri kriminale!!!!,”-shkruan ndër të tjera Bardhi.

POSTIMI I PLOTË:

Është rënduar bilanci me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia koronavirusi ne shqiperi bardh spahia koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll