Politike

Basha me propozime konkrete: Qeveria të ndryshojë buxhetin 2020, të zbatojë pa komplekse planin e masave të PD

12 Mars 2020, 16:12 Nga DOSJA
Basha me propozime konkrete: Qeveria të ndryshojë buxhetin 2020,

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha i bën thirrje qeverisë që në këtë situatë emergjente me COVID-19 të zbatojë pa komplekse masat e propozuara nga PD, pa menduar gjatë se ato vijnë nga opozita. Përmes edhe një fotoje që shoqëron reagimin, Basha thotë se koha nuk pret, dhe se duhet vepruar sa më parë.   “Situata emergjente kërkon masa emergjente! Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD, por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret!”-shkruan Basha në rrjetet sociale. 

Teksti i fotos me propozime që ka publikuar Basha:

Qeveria ka planifikuar 40 here me shume fonde për oligakarkët sesa për luftën kundër koronavirus. PD propozon rishikimin e menjëhershëm të buxhetit të vitit 2020, me qëllim: Alokimin e fondeve të nevojshme në përballimin e kostove për testimet për personat që mund të jenë prekur nga COVID -19 dhe për trajtimin e të sëmurëve, numri i të cilëve është rritur që nga momenti i zbulimit të “pacientit 0” dhe pritet të rritet dita-ditës. Nuk duhet të ketë mungesë fondesh për të blerë të gjitha pajisjet, kitet e nevojshme testuese dhe aparaturat për trajtim, sepse koha nuk pret, koha kushton jetë!

Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen shëndetësore në tërësi.

Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen sociale, sidomos ndaj atyre të moshës së tretë.

Këto alokime fondesh dhe mbështetja me fonde të menjëhershme janë plotësisht të mundura, po të kemi parasysh se vetëm gjatë këtij viti, qeveria ka planifikuar të harxhojë 40 herë më shumë për PPP-të, sesa ka alokuar për koronavirusin: 120 milionë euro janë planifkuar për 10 oligarkë dhe 12 PPP, ndërkohë që vetëm 3 milionë euro janë alokuar për krizën e koronavirusit.

 

Deklarata e kryetarit të PD, Lulzim Basha vjen në kohën kur situata me COVID-19 në Shqipëri është alarmante. Numri i të prekurve deri më tani është 23, një prej të cilëve ndërroi jetë dje në Durrës.  Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll