Politike

“Jo teste qejfi”/ Rama: Nuk do ta bëj testin për koronavirus, s’ndjej gjë

12 Mars 2020, 18:50 Nga DOSJA
“Jo teste qejfi”/ Rama: Nuk do ta bëj testin për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha mbrëmjen e sotme se nuk bëhën teste për qejf, siç e quan ai, nëse nuk ke shqetësime. Rama the se dhe ai vetë nuk do ta bëjë testin, pasi nuk ndjen shqetësime.

 “Teste për qejf nuk bëhen, nëse ke shqetësim po. Është një grip i pazakonshëm, pasi nuk i njohim vaksinën, por shpërndahet si cdo grip tjetër. Unë nuk kam nevojë të shkoj të bëj testin, pse do ta bëj kur nuk ndje asgjë, Por probabiliteti që unë të bëhem transportues rritet nëse jam i pakujdesshëm, nëse nuk ruaj të tjerët”, u shpreh kryeminsitri Rama.

Deklarata u bë gjatë një komunikimi me video-mesazh të shefit të qeverisë për masat e COVID-19, në kohën kur bilanci ka arritur në 23 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(a.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll