Politike

Rama: Do të pezullohen aktivitetet në qendrat tregtare, furrat dhe farmacitë qëndrojnë hapur

12 Mars 2020, 18:22 Nga DOSJA
Rama: Do të pezullohen aktivitetet në qendrat tregtare, furrat dhe

TIRANË– Kryeminstri Edi Rama dekaroi mbrëmjen e sotme se do të pezullohen aktivitetet në qendrat tregtare. Kreu i qeverisë tha se  Do të pezullohen aktivitetet që nuk janë të lidhura me ushqimin ose farmaceutikët. Nga ana tjetër, Rama tha se nuk është nevoja që njerëzit të shkojnë të furnizohen me bukë në furrat e bukës, pasi ato do të qëndrojnë të hapura.

Edi Rama: Edhe sot nuk është ndaluar aktiviteti prodhues në asnjë vend. Askund nuk ndalohet aktiviteti prodhues. Edhe fasonët mund të japin nga shtëpia. Të pezullohen departamenrtet e prodhimit që nuk janë të nevojshëm. Nëse në një mjedis nuk respektohet distanca, duhen bërë shkurtime dhe të dezinfektohen vendet e punës. Kjo nuk do të thotë se ne po bëjmë një ndarje të klasës apo diskriminin. Nëse shmangim kontakte e grumbullime, e bëjmë se është e pamundur të funksionojë sistemi i sigurisë. Aty ku është e mundur që puna të bëhet ne distancë është gjëja më e mirë.

Qendrat tregtare:  Do të pezullohen aktivitetet që nuk janë të lidhura me ushqimin ose farmaceutikët. Nuk është e nevojshme dhe të marrin me radhë furrat e bukës dhe ti çojnë në shtëpi. Për marrjen e bukës dhe të medikamenteve do të lëvizet.  Nesër furrrat e bukës dhe farmacitë do të jenë të hapura.

Deklarata u bë gjatë një komunikimi me video-mesazh të shefit të qeverisë për masat e COVID-19, në kohën kur bilanci ka arritur në 23 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll