Politike

7 RREGULLAT për lëvizjen, Rama përmend shërbimet që qarkullojnë pa problem: Vetëm dërgojini e-mail Policisë

12 Mars 2020, 18:12 Nga DOSJA
7 RREGULLAT për lëvizjen, Rama përmend shërbimet që

TIRANË– Kryeministri Edi Rama përsëriti 7 rregulluat e shpërndara nga Policia e Shtetit lidhur me lëvizjen e qytetarëve. Kreu i qeverisë përmendi edhe të gjitha ata që mund të qarkullojë lirshëm në këto ditë që qytetet kryesore në vend do të vendosën në izolim total.

Nga nesër deri të dielën në mesnatë, do të lejohet qarkullimi i mjeteve për autoambulancat dhe automjetet që kryejnë shërbimin shtetëror, personelin e farmacive, personelin që shërben për shpërndarjen e ushqimeve, shërbimet e kateringut, shërbimet zjarrfikëse, shërbime funerale dhe personelin e sistemit energjitik, policitë private të ruajtjes së objekeve, shërbimeve të internetit dhe linjave ajrore. Administratori i kompanisë duhet të dërgojë emër-mbiemër të punonjësit dhe të vendoset me dorë emri i targës. Emaili do t’i dërgohet edhe Policisë së Shtetit. Me një kopje të thjeshtë e ka të lehtë të kalojë. Do të shohim nesër funksionimin por s’ka arsye për të dyshuar,“-tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Kompanitë mediatike t’i drejtojnë policisë kërkesën me punonjësit. Punonjësit që do lëvizin japin emër, mbiemër, targë, i dërgon në polici. Ata që nuk po e ndjekin këtë komunikim mund të informohen në media . Po kështu është e rëndësishme që të theksoj se do të ndiqet e njëtja mënyrë për të gjitha mediat. Nga ana tjetër edhe qarkullimi i automjeteve të personave me sëmundje kronike është i hapur. I hapur është transporti për personat që kujdesen për të moshuarit. Është e rëndësishme që të kenë vërtetim nga mjeku. Për në aeroport duhet fotokopje apo foto e biletës së atyre që presin apo duan të dërgojnë. Marrja e personave të familjes brenda automjetit të detyrës do të sanksionohet. Duhet të mbrojmë këdo me të gjitha forcat, shmangia në makinë të personave të tjerë. Më tutje lidhur me pyetje që janë bërë dhe me sqarime që janë të nevojshme.  Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke e konsideruar si domosdoshmëri marrjen e masave shtesë për të mbrojtur çdo qytetar, çdo familje dhe vetë Shqipërinë, nga përshkallëzimi agresiv i sulmit të COVID-19, mbi ne dhe të afërmit tanë, të mos lejohet qarkullimi i mjeteve si më poshtë: 1.Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, të mos lejohet të qarkullojnë automjete të transportit ndërurban, automjetet private drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas, nga Tirana dhe Durrësi, në drejtim të zonave të tjera të vendit. 2.Nga dita e premte, datë 13.03.2020, ora 06:00, deri të dielën, datë 15.03.2020, ora 00:00, të mos lejohet qarkullimi i automjeteve private brenda në qytetin e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës. 3. Qarkullimi i automjeteve në këto territore do të jetë i hapur vetëm për autoambulancat dhe automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror (personeli shëndetësor dhe social dhe shërbimet mbështetëse në strukturat e kujdesit shëndetësor, publike dhe jopublike, personeli i farmacive publike dhe jopublike, personeli që ofron shërbimet e furnizimit me ushqime, medikamente, shërbimet e kateringut, shërbimet postare, zjarrfikëse, funerale, energjisë, ujësjellës kanalizime, shërbimet private të ruajtjes së sigurisë së objekteve, shërbimet aeroportuale dhe personeli i linjave ajrore), duke dërguar pranë adresës së email: [email protected], listën e personave të autorizuar dhe duke i paraqitur punonjësve të Policisë një kopje të këtij email-i. 4. Qarkullimi i automjeteve të personave me sëmundje kronike që kanë të planifikuara terapi mjekimi në spitale, duke provuar përmes një dokumenti nevojën për trajtimin e tyre, do të jetë i hapur. 5.Do të lejohen të qarkullojnë automjete të personelit të medias, duke paraqitur dokumentin e tyre të punësimit ose kartën e gazetarit. 6. Për qarkullimin vajtje – ardhje nga aeroporti i Rinasit, drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë punonjësit të policisë, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë. 7. Marrja në automjetin e punës, e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësisht e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda të parashikuara në legjislacionin përkatës.

Deklarata u bë gjatë një komunikimi me video-mesazh të shefit të qeverisë për masat e COVID-19, në kohën kur bilanci ka arritur në 23 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll