Politike

Këshilli Shqiptar i Medias: Qëndrimi i Ramës është i rrezikshëm, qeveria po censuron informacionin për koronavirusin në

12 Mars 2020, 19:56 Nga DOSJA
Këshilli Shqiptar i Medias: Qëndrimi i Ramës është i

TIRANË– Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguar ditwn e sotme për mënyrën sesi qeveria po informon qytetarët, në lidhje me situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në një deklaratë për mediet, Këshilli shprehet se komunikimi vetëm i zyrtarëve të qeveria, pa verifikim nga gazetarët është i mangët.

Gjithashtu Këshilli kritikon qëndrimet e kryeministrit Edi Rama kundër vet medias. “Kryeministri i Shqipërisë, z. Rama, u ka dërguar një komunikim zanor një pjesë të qytetarëve të Shqipërisë që përdorin celular. Përveçse mesazhi zanor që të del ndersa ti dëshiron të kryesh një telefonatë personale është cënim i hapësirës private, Kryeministri u komunikon qytetarëve: “Ruajuni nga mediat”. Ky sulm kundër mediave nuk ka vend në këtë situatë. Paaftësia e Qeverisë për të menaxhuar situatën në javët para se shpërhapja të kthehej në pandemi nuk mund të mbulohet duke kërkuar “fajtorin” apo “armikun” tek mediat. Ne gjykojmë që personalizimi i komunikimit nga Kryeministri është shumë i rrezikshëm. Përveçse kjo e kthen komunikimin në një fushatë politike, marrja nga Kryeministri e pozicionit të atij që “këshillon” publikun është jo-etike dhe e gabuar. Informacioni shëndetësor duhet shpërndarë përmes institucioneve e jo individëve, përmes profesionistëve e jo-politikanëve”,- thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë e Këshillit Shqiptar të Medies:

Ne, një grup mediash, organizatash të mediash dhe organizatash për ët drejtat e njeriut ngremë sot shqetësimin për mjetet e komunikimit që po zgjedh Qeveria Shqiptare në raport me situatën.

Në radhë të parë, Qeveria ka monopolizuar informacionin duke e bërë thuajse të pamundur marrjen e informacioneve indipendente, duke mos lejuar personelin mjekësor të flasë me gazetarët dhe duke e kufizuar totalisht verifikimin e deklaratave të shtypit. Praktikisht, e vetmja “e vërtetë” me shifra apo të dhëna mbi virusin, i bie të jetë ajo që lexojnë zëdhënësit e Qeverisë. Ky kufizim i informacionit, përveçse anti-kushtetues është dhe i dëmshëm. Nëse jemi në një situatë të panjohur e të paqartë, kjo është VETËM faji i Qeverisë që nuk ka arritur të komunikojë qartësisht situatën ditë pas dite. Nëse sot ka shqiptarë që ende besojnë që “ne nuk na zë virusi” kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e strategjisë së komunikimit mediatik të qeverisë në këto javët e fundit.

Në rradhë të dytë, Kryeministri i Shqipërisë, z. Rama, u ka dërguar një komunikim zanor një pjesë të qytetarëve të Shqipërisë që përdorin celular. Përveçse mesazhi zanor që të del ndersa ti dëshiron të kryesh një telefonatë personale është cënim i hapësirës private, Kryeministri u komunikon qytetarëve: “Ruajuni nga mediat”. Ky sulm kundër mediave nuk ka vend në këtë situatë. Paaftësia e Qeverisë për të menaxhuar situatën në javët para se shpërhapja të kthehej në pandemi nuk mund të mbulohet duke kërkuar “fajtorin” apo “armikun” tek mediat. Ne gjykojmë që personalizimi i komunikimit nga Kryeministri është shumë i rrezikshëm. Përveçse kjo e kthen komunikimin në një fushatë politike, marrja nga Kryeministri e pozicionit të atij që “këshillon” publikun është jo-etike dhe e gabuar. Informacioni shëndetësor duhet shpërndarë përmes institucioneve e jo individëve, përmes profesionistëve e jo-politikanëve.

Ne si media angazhohemi të publikojmë dhe shpërndajmë informacion të përditësuar nga burime të përgjegjshme për t’i shërbyer publikut në maksimum në këto ditë të vështira.

Por, njëkohësisht u kërkojmë institucioneve përgjegjëse: Të bëjnë transparencë dhe të mos mbajnë informacione të fshehura; Të informojnë qartë se cila është situata aktuale e përhapjes së virusit dhe të dhënat paraprake që kanë çuar në izolimin e qytetarëve dhe pezullimin e biznesit; Të angazhohen në krijimin dhe përditësimin e shpeshtë dhe shpërndarjen efektive të databazave me informacion zyrtar; Të bëjë transparent planin e masave, kohëzgjatjen e kufizimeve dhe bazën ligjore ku ato mbështeten.

Lista e Mediave:

DITA

Dosja.al

Droni.al

Exit.al
Koha Jonë
TPZ.al
Gazeta-Shqip.com

Lapsi.al

Mapo.al

Politiko.al

Organizatat:

CRD

Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë

Këshilli Shqiptar i Medias

Qendra Citizens-Channel.com

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë.

Është rënduar bilanci me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama keshilli shqiptar i medias koronavirusi ne shqiperi edi rama keshilli shqiptar i medias koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll