Politike

“S’është koha për frikë, por për kujdes”/ Manastirliu: Mjekët që shërbejnë e qytetarët që marrin mjekim, duhet

12 Mars 2020, 17:40 Nga DOSJA
“S’është koha për frikë, por për

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se mjekët që shërbejnë dhe qyteraët që marrin mjekim nuk do të kenë asnjë pengesë, por duhet të kenë vetëm një dokument ku të vërtetohet se se marrin mjekim. Manastirliu tha se nuk është koha për frikë, por për kujdes për vete dhe familjen.

“Në këtë kuadër të masave të rrepta, duhet të informoj se asgjë nuk do të ndryshojë nga puna e juaj e përditshmë, ne do t’iu mundësojmë transportin, por ou nevojitet vetëm një dokument që proovon se janë punonjës të institucionit. Iu drejtohem qytertarëve që kryejën mjekime, si dializa, që nuk do të ketë asnjë pengesë, mjafton tëe kenë një dokument që provojnë se marrin shërbim shëndetësor. Nëse ne nuk marrim masa, nuk e ndalojmë virusin. Ne duhet të mendojmë më shumë për të moshuarit dhe familjet tona. Respektoni rregullat që kemi vendosur, nuk është koha për frikë, por ësntë koha për të patur kujdes”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Këto masa u bën publike nga kryeministri Edi Rama, i cili sqaroi se nga nesër, do të ndalohet lëvizja me makina private, urbane dhe autobuza në 8 qytete të Shqipërisë. Masat e reja të vendosura nga qeveria, e kthejnë Shqipërinë e Mesme dhe rajonin Verior në një zonë në “shtet-rrethim”, ku të vetmet mjete që do të lejohen do të jenë ato shtetërore, autoambulancat, makinat e bizneseve dhe farmacive, përfshirë ato që transportojnë mallra, makinat e mediave, të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore. I vetmi rregull, sipas njoftimeve që u botuan këtë të enjte në faqen e kryeministrit Edi Rama në Facebook është akreditimi. Këto masa, vijnë pas rëndimit të bilancit me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll