Politike

8 mld lekë për rindërtimin e shkollave dhe konvikteve, Rama shpërqëndron vëmendjen nga pandemia, shan në anglisht: Fuckin

12 Mars 2020, 17:14 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka firmosur ditën e sotme vendimin e Këshillit të Ministrave për ndërtimin e godinave të reja, për të zëvëndësuar ato që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit. 

Në kuadër të programit të rindërtimit për arsimin, Rama ka vendosur në dispozicion 8 miliardë lekë për ndërtimin e 59 shkollave të reja, ndërtimin e konvikteve të reja në Universitetin Bujqësor dhe 4 konvikte të reja në Qytet Studenti.

“#FuckingCorona? nuk do t’i ndalë as do t’i zvogëlojë planet ambicioze të jetësimit të Programit të Rindërtimit të Shtëpive, Shkollave, Spitaleve e Qendrave Shëndetësore që u rrënuan nga tërmeti i 26 nëntorit,”-shkruan ndër të tjera kryeministri duke mos u kursyer në sharje ndaj pandemisë globale, e cila ka marrë aktualisht të gjithë vëmendjen e qeverisë. 

POSTIMI I PLOTË:

Ndërsa në vend është rënduar bilanci me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi projekti per rindertim edi rama koronavirusi ne shqiperi projekti per rindertim

Sondazh

Poll