Politike

Rama: Duhet të mbrojmë të gjithë ata që kemi pranë nesh, s’duhet të vëmë bast me probabilitetin e ulët për ata që

12 Mars 2020, 14:47 Nga DOSJA
Rama: Duhet të mbrojmë të gjithë ata që kemi pranë

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se vdekshmëria për COVID-19 është e ulët dhe se shumë nga të prekurit shërohen. Por kjo, sipas tij, nuk është një arsye që të hidhet bast me ato pak shanse që mund të ketë për të vdekur ata që janë më të dobët dhe të moshuar.

Edi Rama: Këto masa ekstreme janë domosdoshmëri për çdo familje, për sulmin e koronës mbi ne. Ky grip do të prekë shumë prej nesh, shumë prej nesh do e kalojnë pa shenja, megjithëse nuk do të ndjejmë asgjë, na takon të mbrojmë të moshuarit dhe ata që kemi pranë nesh. S’duhet ta transmetojmë. Edhe ata që kanë shenja, shumë pak janë për spital, edhe ata që janë për spital, shumica shërohen, por s’duhet të vëmë bast me probabilitetin e atyre që mund të humbasin jetën.

 

S’kemi dorë të vrasim armikun e përbashkët, por ta lodhim derisa ta mundim. Nëse të gjitha i bëjmë siç duhet atëherë do t’ja dalim. Shtet qytetar. Asgjë tjetër nuk na duhet dhe asgjë tjetër nuk bëjmë dot. Sipërmarrjet e ushqimit dhe barnat, furnizimi me mallra ushqimore, në Tiranë-Durrës do të lëvizin por duhet të akreditojnë punonjësit. Nesër administrata do të jetë pushim. Për detyrat publike të shtet-rrethimit, aeroportit dhe të tjerët, duhet edhe ata të akreditohen, emër për emër.

Më herët, kryeministri Edi Rama, sqaroi se nga nesër, do të ndalohet lëvizja me makina private, urbane dhe autobuza në 8 qytete të Shqipërisë. Masat e reja të vendosura nga qeveria, e kthejnë Shqipërinë e Mesme dhe rajonin Verior në një zonë në “shtet-rrethim”, ku të vetmet mjete që do të lejohen do të jenë ato shtetërore, autoambulancat, makinat e bizneseve dhe farmacive, përfshirë ato që transportojnë mallra, makinat e mediave, të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore.

I vetmi rregull, sipas njoftimeve që u botuan këtë të enjte në faqen e kryeministrit Edi Rama në Facebook është akreditimi. Këto masa, vijnë pas rëndimit të bilancit me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll