Bota

12 Mars 2020, 17:03 Nga DOSJA

KINË– Skanimi i trupit të një prej viktimave të koronavirusit ka tmerruar mjekët. Pas vdekjes, trupi i tij është futur në skander duke nxjerrë rezultate të frikshme. Mjekët e diagnostikuan atë me pneumoni dhe probleme me frymëmarrjen. Ai u trajtua nga mjekët, por vdiq vetëm një javë pasi u shtrua në spital.

Skanimet e bëra tregojnë disa shenja të bardha në cepin e poshtëm të mushkërive, hapësira të cilat ishin të mbushura me ajër. Kur krahason imazhin A me figurën F, duket qartë sesi është shtuar uji në mushkri për vetëm një javë.

Pacienti kinez, punonte pranë tregut të Wuhanit, vend ku edhe mendohet që të jetë origjina e shpërthimit të pandemisë globale. Ai u shtrua në spital më 25 dhjetor 2019 pasi vuante nga ethet dhe kolla për gati dy javë.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) zyrtarisht dje e virusin e Covid-19 një pandemi globale dhe numri i pacientëve të infektuar nga sëmundja u rrit mbi 112,000 persona në të gjithë globin, ndërsa mbi 4000 persona kanë ndërruar jetë.

Marrë dhe përkthyer nga The Sun.co.uk

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë pacienti ne kine koronavirusi në kinë pacienti ne kine

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2020, 13:48

“Kush punon në të zezë rrezikon shumë”

GJERMANI– Ligji i ri i migracionit të fuqisë punëtore të kualifikuar, vazhdon ta mbajë derën të mbyllur për punëtorërt me trajnime më të shkurtra se dyvje&ccedi...