Bota

Ministrja spanjolle për Barazinë Gjinore rezulton pozitive me COVID-19, testohen i gjithë kabineti dhe kryeministri

12 Mars 2020, 14:17 Nga DOSJA
Ministrja spanjolle për Barazinë Gjinore rezulton pozitive me

SPANJË- Ministrja spanjolle për Barazinë Gjinore, Irene Montero rezultoi pozitive pas testit për koronavirusin, njoftoi sot qeveria e Pedro Sánchez.

Ajo shtoi se ”të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit do të testohen”. Ministrja theksoi se ka deklaruar se do të qëndrojë në shtëpi deri sa t’i rekomandohet nga autoritetet shëndetësore.

“Bashkëjetuesi i saj, udhëheqësi i partisë radikale të majtë ‘Podemos’ dhe zëvendëskryeministri, Pablo Iglesias, është në karantinë”, shtoi qeveria në një deklaratë.

Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 827 dhe janë prekur mbi 12 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 23të infektuar dhe një viktimë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota irene montero ministrja ne spanje me koronavirus spanje irene montero ministrja ne spanje me koronavirus spanje

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2020, 13:48

“Kush punon në të zezë rrezikon shumë”

GJERMANI– Ligji i ri i migracionit të fuqisë punëtore të kualifikuar, vazhdon ta mbajë derën të mbyllur për punëtorërt me trajnime më të shkurtra se dyvje&ccedi...