Bota

Donald Trump me koronavirus? Takoi zyrtarin nga Brazili, ai doli pozitiv, presidenti s’pranon të bëjë analizën

12 Mars 2020, 15:57 Nga DOSJA
Donald Trump me koronavirus? Takoi zyrtarin nga Brazili, ai doli pozitiv,

SHBA– Presidenti i Amerikës, Donald Trump mund të jetë i infektuar nga koronavirusi. Kjo pasi një zyrtar i lartë Brazilian, i cili u takuar disa ditë më parë me presidentin e SHBA-ve është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me covid-19.

Fábio Wajngarten, shefi i komunikimit i Presidentit Jair Bolsonaro, ishte në Mar-a-Lago si pjesë e delegacionit të qeverisë braziliane. Të njëjtit anëtarë të delegacionit darkuan me Trump të shtunën më 7 mars.

Ishte Wajngarten ai që rezultoi pozitiv duke u kthyer në vendlindje me simptoma të ngjashme me gripin. Megjithatë ai është në pritje të rezultateve të një testi të dytë për të konfirmuar 100% diagnozën.

Ndërkohë presidenti i Amerikës, Donald Trump deri më tani nuk ka pranuar që të testohet, madje është ende në mohim të rrezikshmërisë së virusit, i cili tanimë është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si pandemi.  

Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 827 dhe janë prekur mbi 12 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 23 të infektuar dhe një viktimë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2020, 13:48

“Kush punon në të zezë rrezikon shumë”

GJERMANI– Ligji i ri i migracionit të fuqisë punëtore të kualifikuar, vazhdon ta mbajë derën të mbyllur për punëtorërt me trajnime më të shkurtra se dyvje&ccedi...