Bota

Jetuan për 60 vite bashkë, vdes nga koronavirusi çifti italian, i biri akuzon shëndetësinë

12 Mars 2020, 14:25 Nga DOSJA
Jetuan për 60 vite bashkë, vdes nga koronavirusi çifti italian,

ITALI– Çifti italian që kishin jetuar sëbashku për 60 vjet me rradhë kanë ndërruar jetë si shkak i  koronavirusit. Bëhet fjalë për Severa Belotti, 82 vjeç dhe Luigi Carrara, 86 vjeç, të cilët i kaluan ditët e fundit të jetës së tyre të izoluar në shtëpinë e tyre në Albino, në provincën veriore të Bergamos.

Ndërkohë djali i tyre Luca, ka pretenduar se ata ishin ‘burgosur’ në shtëpinë e tyre për 8 ditë, pa marrë asnjë ndihmë mjekësore ndërkohë kanë duruar me temperaturë 39 gradë.

Teksa ka folur për mediat e huaja Luca tha se babai i tij  u dërgua në spital të shtunën, ndërsa mamaja të dielën.

“Ata vdiqën vetëm. Kështu funksionon virusi. Njerëzit e tu të dashur mbeten vetëm dhe nuk mund t’u thuash as lamtumirë, nuk mund t’i përqafosh apo t’i ngushëllosh disi. Nuk mund t’u thuash as një gënjeshtër të mirë si për shembull ‘gjërat do shkojnë mirë.”– tha ai.

Ndërkohë Luca është futur në vetëkarantinë me gruan dhe fëmijët e tij për të mos u rrezikuar nga koronavirusi. Ndër të tjera ai ka deklaruar se situata në spital është katastrofike dhe e mbingarkuar.

Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 827 dhe janë prekur mbi 12 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 23 të infektuar dhe një viktimë.

Burimi: corriere.it  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bergamo çifti italian koronavirusi ne itali luca luigi carrara severa belotti bergamo çifti italian koronavirusi ne itali luca luigi carrara severa belotti

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2020, 13:48

“Kush punon në të zezë rrezikon shumë”

GJERMANI– Ligji i ri i migracionit të fuqisë punëtore të kualifikuar, vazhdon ta mbajë derën të mbyllur për punëtorërt me trajnime më të shkurtra se dyvje&ccedi...