Bota

Kosova paraprin koronavirusin, qeveria ndërmerr masat e reja kundër virusit vdekjeprurës

12 Mars 2020, 12:38 Nga DOSJA
Kosova paraprin koronavirusin, qeveria ndërmerr masat e reja kundër

KOSOVË– Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës dhe frika për një infektim të mundshëm ka mbëthyer edhe Kosovën.

Për këtë shkak Zv.kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, kanë publikuar gjashtë masat që janë më urgjente që institucionet në vend duhet të marrin patjetër sot dhe ditën e nesërme.

Teksa ka publikuar një postimi në Facebook, Zv.kryeministri u shpreh se masat janë ndërmarrë nga Qeveria për të qenë të përgatitur dhe për ta paraprirë rrezikun nga COVID-19

Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

Masat janë ndërmarrë nga Qeveria për tu përgatitur për përballje me rrezikun nga COVID-19. Këto janë detyrat më urgjente që institucione përkatëse do të ndërmarrin sot e nesër, në mënyrë që për vikend të jemi të përgatitur:

Materialet e domosdoshme shpërndahet nëpër qendrat mjekësore në të gjitha komunat, tek policia, doganierët, policët kufitarë dhe të gjitha shërbimet e tjera emergjente.

Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes përgatisin objektet e nevojshme në rast nevoje për vendosjen personave të prekur.

Hyrjet/daljet e qytetarëve nga Kosova kontrollohen nga personeli shëndetësorë.

Bizneset luten të kryejnë punën e tyre me nder e përgjegjësi, të mos lëvizin çmimet, dhe institucionet përkatëse kryejnë kontrollet në terren (në markete, në farmaci dhe pika të tjera ku ofrohen materialet bazike) bazuar në kompetencat ligjore që kanë këto institucione në situata të tilla.

Mediet publike dhe private luten të bëjnë punën e tyre me përgjegjësi dhe etikëgazetareske, duke kontribuar në informim të drejtë e të plotë të qytetarëve për masat që duhet ndërmarrë, por duke mos shkaktuar asnjë panik.

Qytetarët të përcjellin situatën dhe të respektojnë plotësisht njoftimet dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse.

(këto udhëzime u janë dërguar institucioneve përgjegjëse).

Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 827 dhe janë prekur mbi 12 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 23 të infektuar dhe një viktimë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti koronavirusi avdullah hoti koronavirusi

Sondazh

Poll