Bota

Trump mbylli fluturimet për vendet e BE, liderët reagojnë ashpër: Vendim i njëanshëm

12 Mars 2020, 12:29 Nga DOSJA
Trump mbylli fluturimet për vendet e BE, liderët reagojnë

BRUKSEL– Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të Donald Trump për ndalimin e të gjitha fluturimeve me Evropën. Në një deklaratë për mediat, liderët e BE e kanë dënuar vendimin e Trump, duke thënë se është një vnedim i një anshëm.

Koronavirusi është krizë globale, nuk është i kufizuar në ndonjë kontinent dhe kërkon bashkëpunim në vend të veprimit të njëanshëm. Bashkimi Evropian është duke ndërmarrë veprime të fuqishme për të kufizuar përhapjen e virusit”, thanë përmes një deklarate të përbashkët presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Më herët Donald Trumo duke folur nga Zyra Ovale tha se fluturimet nga 26 vende të Evropës që janë pjesë e zonës së lëvizjes së lirë Schengen, për në Shtetet e Bashkuara, do të pezullohen për 30 ditë, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në SHBA. Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe vendet e tjera jashtë Schengenit nuk ndikohen nga ku vendim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anulim i fluturimeve donald trump lideret e be vendim i trump anulim i fluturimeve donald trump lideret e be vendim i trump

Sondazh

Poll