Bota

Kosova merr masa të reja kundër koronavirusit, nga nesër pezullohen fluturimet nga Gjermania, Franca, Zvicra e Italia

12 Mars 2020, 14:50 Nga DOSJA
Kosova merr masa të reja kundër koronavirusit, nga nesër

KOSOVË- Ministri i Infrastrukturës në Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije sot se ka marrë një vendim që të pezullohen përkohësisht të gjitha fluturimet për zonat me rrezik të mesëm dhe të lartë nga koronavirusi. Sipas një njoftimi në mediat sociale, Abdixhiku shkruan se këtë vendim e ka marrë pas rekomandimit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

NJOFTIMI I PLOTË

Në vazhdimësi të vendimit të djeshëm të Qeverisë, sot kam pranuar nga Ministri i Shëndetësisë rekomandimin e ISHK-së për zonat me rrezik të mesëm e rrezik të lartë. Si rrjedhojë kam marrë vendim të pezullojë përkohësisht të gjitha ardhjet e linjave ajrore dhe tokësore nga këto shtete: Gjermani, Francë,  Zvicër, dhe Itali.

Për qëllim të organizimit, vendimi hyn në fuqi 24 orë nga tani; pra nesër, më 13 mars, në ora 15:00. Ndjejmë keqardhje – sërish – për këto masa, por në rrethanat e tanishme jemi të paalternativë. Lus qytetarët të reduktojnë lëvizjet me jashtë sepse masa të njëjta mund të merren edhe me shtetet e tjera. Si vend e si shtet, me qetësi e pa panikë, do ta kalojmë edhe këtë sfidë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova anulon fluturimet lumir abdixhiku kosova anulon fluturimet lumir abdixhiku

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2020, 13:48

“Kush punon në të zezë rrezikon shumë”

GJERMANI– Ligji i ri i migracionit të fuqisë punëtore të kualifikuar, vazhdon ta mbajë derën të mbyllur për punëtorërt me trajnime më të shkurtra se dyvje&ccedi...