Bota

Alarmohen anëtarët e ekuipazhit në anijen ”Blue Star Mykonos”, njëri me simptoma koronavirusi, 125 pasagjerë vetëkaran

12 Mars 2020, 14:56 Nga DOSJA
Alarmohen anëtarët e ekuipazhit në anijen ”Blue Star

GREQI- Në anijen ”Blue Star Mykonos” në Greqi ka pasur një anëtar të ekuipazhit me simptoma koronavirusi, duke shkaktuar edhe një alarm për autoritetet në portin Myrina të ishullit Lemnos.

Mësohet se nga 341 persona që ishin në bord, 125 janë vetëkarantinuar menjëherë në shtëpi. Ndërsa, anëtari i ekuipazhit është transferuar menjëherë tek spitali i Kavallës, kurse të gjithë anëtarët e bordit të ekuipazhit  o të qëndrojnë 8 orë brenda anijes.

Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 827 dhe janë prekur mbi 12 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 23të infektuar dhe një viktimë.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni anija ne greqi koronavirusi në greqi anija ne greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2020, 13:48

“Kush punon në të zezë rrezikon shumë”

GJERMANI– Ligji i ri i migracionit të fuqisë punëtore të kualifikuar, vazhdon ta mbajë derën të mbyllur për punëtorërt me trajnime më të shkurtra se dyvje&ccedi...