Bota

Izolohet dhe Anglia nga koronavirusi/ Mbyllen kompanitë më të mëdha të fluturimeve: Janë veprime të përkohshme

12 Mars 2020, 16:17 Nga DOSJA
Izolohet dhe Anglia nga koronavirusi/ Mbyllen kompanitë më të

ANGLI– Tre kompanitë e mëdha të sigurimit të udhëtimeve, që sigurojnë, qëndrimin, transportit, ushqimin, kanë vendosur që të mbyllen për shkak të përhapjes së koronavirusit. Siguruesit e udhëtimeve “Aviva”, “Insureand Go” dhe “Posta” kanë ndjekur “LV”, pasi edhe kjo e fundit u mbyll për të njëjtën arsye.

“LV”, njoftoi të mërkurën në mbrëmje se është mbyllur dhe do të ndalonte të gjitha udhëtimet në çdo vend për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Po ashtu, edhe gjigandi  i udhëtimeve “Aviva”, tha të enjten se kishte ndaluar të gjitha mjetët e udhëtimit për klientët e rijnë që udhëtonin drejt Italisë.

Kjo masë është marrë, pasi Organizata Botërore të Shëndetit tha se koronavirusi tashmë është një pandemi. Ndërkohë, “Posta” tha se po monitoronte situatën shumë nga afër dhe të gjitha vendimet që do të merrën do të njoftonte klientët e saj nëpërmjet faqes zyrtare të kompanisë.

“ Përhapja e Koronavirus do të thotë se ekziston një mundësi e shtuar e prishjes së planeve të udhëtimit të njerëzve. Ne parashikojmë që këto vendime, që prekin vetëm biznesin e ri të sigurimeve të udhëtimit të Aviva, do të jenë veprime të përkohshme,“- tha një zëdhënës i “Aviva”.

Udhëtarët janë përballur me anulime fluturimesh, bllokime si dhe me çmime të lartë të biletave. Por pavarsisht kësaj, sipas mediave të huaja, muajin e kaluar ka pasur shumë kërkesa për blerje biletash.

Sigurimi i udhëtimit për klientët e rinj mbetet gjerësisht i disponueshëm, kështu që njerëzit duhet të bëjnë blerje për mbulimin që plotëson më së miri nevojat e tyre. Në një treg konkurrues të sigurimeve, siguruesit do të monitorojnë me kujdes zhvillimet e shpejta në shpërthimin e koronavirusit, dhe do të mbajnë pozicionin e tyre nën rishikim të vazhdueshëm, ndërsa situata zhvillohet.

Në rang global janë regjistruar mbi 4600 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 1016 dhe janë prekur mbi 12 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 23 të infektuar dhe një viktimë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aviva lv posta aviva lv posta

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2020, 13:48

“Kush punon në të zezë rrezikon shumë”

GJERMANI– Ligji i ri i migracionit të fuqisë punëtore të kualifikuar, vazhdon ta mbajë derën të mbyllur për punëtorërt me trajnime më të shkurtra se dyvje&ccedi...