Çdo italian i infektuar me koronavirus që thyen rregullin e izolimit, mund të dënohet me 21 vite burg
12 Mars 2020, 12:16Nga DOSJA
ITALI– Rregullat e vëna nga qeveria italiane për shkak të koronavirusit janë të forta dhe duhet të zbatohen me përpikmëri për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës kinez.
Ndërkohë qeveria Conte ka deklaruar që çdo kush që nuk zbaton rregullat dhe ata persona që kanë simptoma të koronavirusit dhe refuzojnë të qëndrojnë në vetë izolim, rrezikojnë të dënohen me të paktën 21 vite burg.
Ashtu sikurse ka deklaruar çdo ditë rregullat dhe masat e reja vetë kryeministri Conte, çdo qytetar është i detyruar të vetizolohen dhe të qëndrojë në shtëpi, ndërsa në kuadër të këtyre masave të marra kushdo nuk i zbaton do të përballen me ndëshkime.
Mes shumë formash ndëshkimesh sipas mediave italiane, dënimi më i rëndë që marrin njerëzit që thyejnë rregullat mund të jetë burgu prej 21- vitesh.
“Nëse unë jam i infektuar dhe dal jashtë me qëllim për të infektuar persona të tjerë, atëherë unë po kryej një krim, prandaj të gjithë këta persona, që kanë shfaqur simptoma të koronavirusit dhe refuzojnë të izolohen, duhet të marrin masa ndërshkuese.”- tha Franco Coppi.
Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 827 dhe janë prekur mbi 12 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 23 të infektuar dhe një viktimë.
ITALI– Koronavirusi ka izoluar të gjithë Italinë ku numri i viktimave ka shkuar mbi 800 ndërsa janë infektuar mbi 12 mijë persona të tjerë, Organizata Botërore ...
ITALI– Pas Kinës vatra e koronavirusit në botë, Italia tashmë është kthyer në vatrën e koronavirusit në Europë sepse numri i të viktimave ka shkuar mbi 800 dhe ...
KINË– Kina, vendi ku shpërtheu edhe koronavirusi që sot në botë po merr mijëra jetë, ka parë një përmirësim të ndjeshëm, ku në 24 orët e fundit janë shën...
SHBA– Për këtë arsye Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James ditën e djeshme dërgoi urdhrin për pushim dhe ndërprejeje për Bakker-in, duke e urdhë...
ITALI– Italia është në izolim kombëtar si shkak i koronavirsusit ku numri i viktimave sa vjen dhe rritet çdo ditë e më tepër, ndërkohë qeveria italia ita...
ITALI – Koronavirusi është përhapur me ritme të shpejta në mbarë botën, ndërsa ditën e djeshme e Organizata Botërore e Shëndetit e quajti koronavirusin një pan...
SHBA- Presidenti Trump tha se do të pezullojë për 30 ditë të gjitha udhëtimet nga Evropa për në SHBA, duke filluar nga e premtja në mesnatë. Në fjalimin e mbajt...
ITALI- Mjeku Roberto Stella, 67-vjeç nga Varese, vdiq në spitalin Como për shkak të komplikimeve të frymëmarrjes pas infektimit koronavirusi. Mjeku ka që...
GREQI- Qendra operative e krizave spitalore, ka njoftuar mbrëmjen e së mërkurës se pacientja 0 e diagnostikuar në Greqi me virusin covid19, është plotësisht e s...