Bota

‘Tani t’iu shërojë Ronaldo!’ Debat i fortë në Itali, fizioterapistja: Ju jepni 1 milion euro në muaj futbollistëve d

12 Mars 2020, 11:46 Nga DOSJA
‘Tani t’iu shërojë Ronaldo!’ Debat i fortë

ITALI– Koronavirusi ka izoluar të gjithë Italinë ku numri i viktimave ka shkuar mbi 800 ndërsa janë infektuar mbi 12 mijë persona të tjerë, Organizata Botërore e Shëndetit ditën e djeshme e shpalli  koronavirusin një pandemi globale.

Ky virus i padukshëm po vret njerëz çdo ditë, dhe po gjunjëzon edhe futbollin, ku deri më tani  janë  pezulluar disa ndeshje futbolli, pasi  ka pasur edhe futbollistë të infektuar.

Deri më tani është zona e kuqe e cila po përjeton situatën më të vështirë të  koronavirusit, vend nga i cili u përhap virusi edhe në Shqipëri.

Në mes të kësaj situate kaotike, janë mjekët ata që po  luftojnë çdo sekond për pacientët, veten e tyre  e për të zhdukur njëherë e mirë virusin vdekjeprurës.

Por kjo situatë ka ngjallur edhe debate të forta  sa i  përket çështjeve të stafit në spitale.

Një fizioterapiste italiane, Valery Cambiaghi përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë një status që kërkon vëmendjen dhe vlerësim për bluzat  e bardha në Itali, pasi vetëm mjekët janë vendi i parë ku të sëmurët  përplasen për të gjetur shërim në ditë të vështira.

Teksa ka treguar shifrat marramendëse që marrin futbollistët dhe sa pak marrin mjekët fizioterapistja italiane, Valery Cambiaghi ka shkruar: Ju jepni një milion euro në muaj futbollistëve dhe 1300 euro mjekëve e studiuesve shkencorë.  ‘Tani t’iu shërojë Ronaldo.

 

Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 827 dhe janë prekur mbi 12 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 23 të infektuar dhe një viktimë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali valery cambiaghi koronavirusi ne itali valery cambiaghi

Sondazh

Poll