Bota

Kollë, ftohje dhe temperaturë, 26-vjeçarja italiane tregon si u ndje dy ditët e para pasi u prek nga koronavirusi

12 Mars 2020, 11:09 Nga DOSJA
Kollë, ftohje dhe temperaturë, 26-vjeçarja italiane tregon si u

ITALI– Pas Kinës vatra e koronavirusit në botë, Italia tashmë është kthyer në vatrën e koronavirusit në Europë sepse numri i të viktimave ka shkuar mbi 800 dhe mbi 12 mijë persona të tjerë janë konfirmuar si të prekur nga koronavirusi.

Gjendja emergjente që është krijuar në Itali ka krijaur panik në mbarë globin, duke bërë që edhe SHBA të pezullojë çdo udhëtim për të paktën 30 ditë me Europën.

Njoftimin e përsëritur disa herë nga autoritetet përkatëse në Itali e ka bërë edhe 26-vjeçare e infektuar nga koronavirusi në Itali. Erika përmes një lidhje direkte në një nga emisionet italiane, ajo ka  rrëfyer vështirësitë e virusit vdekjeprurës në dy ditët e para.

Ajo ka thënë se në dy ditët e para kishte ethe dhe kollë të thatë, e sigurisht ajo tashmë po qëndron në shtëpi e vetizoluar në mënyrë që të mos ketë kontakte me persona të tjerë.

Si je?

Tani për tani më ka mbetur vetëm kollë dhe një ftohje. Dy ditët e para kisha temperaturë të lartë dhe isha më keq. Tani jam në izolim, po ashtu familja ime dhe kolegët e punës.

Pse e mban maskën?

Bashkëjetoj me të dashurin tim, pra ndajmë të njëjtën shtëpi

Çfarë ke përdorur?

Pasi dola pozitive mora një terapi me takipirinë dhe fluomicil dhe temperatura më ra. Do i nënshtrohem sërish analizave për të parë nëse vijoj ta kem virusin. Këshilloj për të gjithë të kenë kujdes!

Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 827 dhe janë prekur mbi 12 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 23 të infektuar dhe një viktimë.

Burimi: mediaset

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 26-vjeçarja e prekur nga virusi itali koronavirusi ne itali 26-vjeçarja e prekur nga virusi itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll