Bota

Vetëm 15 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, Kina po shkon drejt përmirësimit

12 Mars 2020, 10:20 Nga DOSJA

KINË– Kina, vendi ku shpërtheu edhe koronavirusi që sot në botë  po merr mijëra jetë, ka parë një përmirësim  të ndjeshëm, ku në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 15 raste të reja të persona të infektuar nga virusi.

Prej janarit të 2020 kjo shifër e  12 marsit, është numri më i vogël i deri më tani, gjë që tregon se situata po shkon drejt përmirësimit, por infeksioni është përhapur gjerësisht në Europë.

Ndërsa një ditë më parë ishin regjistruar vetëm 24 raste të reja, pra në Kinë tashmë niveli i përhapjes së koronavirusit po bie ndjeshëm duke e çuar drejt zeros numrin e rasteve të reja.

Sipas të dhënave qeveritare të publikuara edhe në mediat e huaja, numri i të infektuarve në Kinë deri mbrëmjen e djeshme ka qenë 80.793.

Por teksa Kina po shkon drejt përmirësimit, situata është përkeqësuar shumë në Itali ku të infektuarit janë mbi 12 mijë, ndërsa viktima janë regjistruar mbi 827, ndërsa SHBA ka pezulluar të gjitha udhëtimet me  Europën.

Organizata Botërore e Shëndetit ditën e djeshme  e quajti pandemi globale koronavirusin.

Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 827 dhe janë prekur mbi 12 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 14 të infektuar dhe një viktimë.

Burimi: cnbc 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë ulen rastet e koronavirusit ne kine koronavirusi në kinë ulen rastet e koronavirusit ne kine

Sondazh

Poll