Politike

Urbanët s’iu bindën urdhrit të Veliajt/ Rama: Lëvizja do të ndërpritet në mesditë, transport i dedikuar për mjekët d

12 Mars 2020, 08:54 Nga DOSJA
Urbanët s’iu bindën urdhrit të Veliajt/ Rama: Lëvizja

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nga sot në mesditë nuk ka transport urban në Tiranë dhe Durrës. Rama ka njoftuar se po bëhet gati edhe transporti i dedikuar për mjekët dhe infermierët. “Nga sot në mesditë nuk ka transport urban në Tiranë dhe Durrës. Po bëjmë gati transportin e dedikuar për mjekët dhe infermierët”, shprehet Edi Rama.

Mëngjesin e sotëm, pothuajse të gjitha linjat e urbanëve në Tiranë nuk iu bindën urdhrit të Erion Veliajt,  që të mos lëviznin që prej orës 05:00. Prej orësh linjat e autobusave në kryeqytet vijojnë punën normalisht.

COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 15 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 13 pacientë, ndërkohë që hara e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Po ashtu është pezulluar dhe transporti publik në Tiranë e Durrës, janë shtuar fondet për përballimin e situatës dhe janë marrë një sërë vendimesh.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 21:03

TIRANË– Zv/kryeministri Erion Braçe ka denoncuar publikisht kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe anëtarët e partisë së tij për mos marrjen e...