Politike

Meta dhuron gjak dhe u bën thirrje të gjithëve: Tani është më e nevojshme. S’kam frikë nga koronavirusi se kam bërë t

12 Mars 2020, 11:55 Nga DOSJA
Meta dhuron gjak dhe u bën thirrje të gjithëve: Tani

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë sot në Qendrën e Trasfuzionit të Gjakut në Laprak, ku u ka bërë thirrje të gjithëve që të dhurojnë gjak, pasi tani nevoja është më e madhe. Më tej Meta është shprehur se ai nuk ka frikë nga koronavirusi, pasi ka bërë një test të dyfishtë dhe nuk ka pasur kontakte me persona të rriskuar.

Po ashtu është shprehur pro masave të marra nga qeveria dhe ka thënë se këtë situatë do e kalojmë nëse jemi të gjithë bashkë.

Dhurimi i gjakut…

U bëj thirrje të gjithë vullnetarëve të dhurimit të gjakut se tani është nevoja është me lartë dhe solidariteti duhet të jetë më i fortë. Dua të falenderoj personelin dhe të gjithë ata që kanë dhuruar gjak.

Pse nuk keni përdorur maskë?

Kam bërë një test të dyfishtë dhe nuk kam kontaktuar askënd, dhe kam marrë të gjitha masat e nevojshme.

Si i gjykoni masat e qeverisë?

Task-Forca në Presidenca nuk dublon atë të qeverisë. Kjo task-forcë informon Presidentin dhe të gjithë duhet të përqëndrohemi tek udhëzimet që japin autoritetet dhe telefoni tek numër 127, të gjithë po bëjnë përpjekjet më të mira dhe do e kalojmë së bashku dhe pa panik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhurimi i gjakut ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi dhurimi i gjakut ilir meta koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 21:03

TIRANË– Zv/kryeministri Erion Braçe ka denoncuar publikisht kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe anëtarët e partisë së tij për mos marrjen e...