Politike

Ish-ministrit demokrat i vdes vjehrri: Mos ejani në varrim, koha të ndryshojmë zakonet tona shekullore për shkak të koronav

12 Mars 2020, 09:06 Nga DOSJA
Ish-ministrit demokrat i vdes vjehrri: Mos ejani në varrim, koha të

TIRANE– Ish-ministri i Drejtësisë, dhe një nga eksponentët e rëndësishëm të Partisë Demokratike, Eduart Halimi ka njoftuar të gjithë miqtë e tij, se vjehrri i tij, Mark Kilica është ndarë nga jeta. Në një reagim në rrjetet sociale, Halimi thotë se për shkak të pandemisë Covid-19, që ka hyrë edhe në Shqipëri, ritet e nderimit dhe të ceremonisë mortore do të kryhen në një moment të dytë.

Postimi i plotë:

Pas njê semundje të gjatë ndërroi jetë në moshë 86-vjeçare Marku Kilica, babai i bashkëshortes sime. Ai ishte nipi i Tonç Kilicës, Kryetarit të Parë të Bashkisë Fier, i cili ngriti flamurin në Fier, vëllai i heroit Janaq Kilica, vëllai i Vilson Kilicës, piktorit të popullit dhe pasardhës i shumë patriotëve të tjerë në qytetin e Fierit. Marku studioi për Inxhinieri në Kinë dhe gjithë jeten ia përkushtoi ndërtimit dhe drejtimit si Kryeinxhinier i Azotikut ne Fier. Ai u martua me Klarën dhe solli në jetë dy vajza, Holtën dhe Lean, bashkëshorten time! Të dashur miq, shokë e të afërm,

Une e di se ne kushte normale secili prej jush do donte të ishte bashkë me ne, me familjen tonë, që të na gjendeshit në këtë ditë shumë të trishtuar për të gjithe ne, ashtu si dhe ne iu jemi gjendur. Por në kushtet në te cilat ndodhet vendi, pandemine e CoronaVirus, gjithë familja jone e mirëkupton plotësisht pamundësinë tuaj sipas rastit për të marrë pjesë në ceremonine e sotme mortore tek Alba 2000 pranë Medresesë në Tiranë dhe funeralin që nis në orën 12.00 për në varrezat e Sharrës!

 

Koha kërkon që të ndryshojmë zakonet tona shekullore dhe ne të gjithë ju mirëkuptojmë për këtë! Shëndeti juaj dhe i familjarëve tuaj është para se gjithash dhe mbi të gjitha!

Të gjitha ritet sipas zakonit, vizitat pas mortore dhe dreka përkujtimore do të zhvillohen në një moment tjetër pas kalimit të situates me CoronaVirus. Ju falenderojme shumë për mesazhet tuaja! Në emrin tim dhe të gjithë familjes së bashkëshortes sime.

COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 15 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 13 pacientë, ndërkohë që hara e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Po ashtu është pezulluar dhe transporti publik në Tiranë e Durrës, janë shtuar fondet për përballimin e situatës dhe janë marrë një sërë vendimesh.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eduart halimi koronavirusi ne shqiperi mark kilica varrimet gjate covid-19 eduart halimi koronavirusi ne shqiperi mark kilica varrimet gjate covid-19

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 21:03

TIRANË– Zv/kryeministri Erion Braçe ka denoncuar publikisht kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe anëtarët e partisë së tij për mos marrjen e...