Politike

Lulzim Basha përshëndet vendimin e Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e pagesës së kredisë: Situata emergjente kërkon

12 Mars 2020, 11:27 Nga DOSJA
Lulzim Basha përshëndet vendimin e Bankës së

Tiranë- Kryedemokrati Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e pagesës së kredisë me 3 muaj. Në një postim në Twitter, Basha shprehet se qeveria që në këtë kohë krize nuk duhet të ketë asnjë kompleks poe duhet të zbatojë masat ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD.

“Situata emergjente kërkon masa emergjente! Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret! Përshëndes Bankën e Shqipërisë për vendimin e pezullimit të pagesës së kredive, që është një nga masat e propozuara nga PD. Është e domosdoshme në këtë situatë të jemi pranë qytetarëve, operatorëve ekonomikë e sidomos biznesit të vogël!”, shprehet Lulzim Basha.

Së fundmi ,Këshilli i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë ka marrë vendimin që të shtyjë për tre muaj shtyrjen e pagesës së kësteve të kredive, pas përhapjes së koronavirusit në vendin tonë. Në këtë vendim të marrë nga Banka e Shqipërisë përfshihen të gjitha llojet e kredive, ato të biznesit dhe individëve.

COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 23 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 16 pacientë, ndërkohë që harta e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje, Elbasan dhe Rrogozhinë. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha shtyhen pagesat e kredive lulzim basha shtyhen pagesat e kredive

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 21:03

TIRANË– Zv/kryeministri Erion Braçe ka denoncuar publikisht kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe anëtarët e partisë së tij për mos marrjen e...