Politike

“Të përqafoj nga larg!”, Rama iu dërgon qytetarëve SMS në telefon: Edi jam! Laj duart shpesh, hap dritaret e mos ki fri

12 Mars 2020, 12:34 Nga DOSJA
“Të përqafoj nga larg!”, Rama iu dërgon

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përveç mesazheve të dhëna në ERTV dhe në media për të qetësuar qytetarët dhe për t’i bërë bashkë në luftën kundër COVID-19 ka zgjedhur dhe një formë tjetër komunikimi.

Sot në telefonat e qytetarëve ka mbërritur një mesazh, ku që në hyrje Rama identifikohet si Edi dhe më tej jep disa këshilla. Kreu i qeverisë shkruan se të gjithë duhet të lajnë sa më shpesh duard dhe të mos dalin në shtëpitë e tyre. Në fund shton se përqafon të gjithë nga larg.

Edi jam! Te lutem laj duart shpesh. Mos leviz nga shtepia per qejf. Hap dritaret sa te mundesh. Ruaju nga informacioni i rreme. Mos ki frike, po bej shume kujdes. Per cdo shenje merr 127. Te perqafoj nga larg!”, shkruan Rama në mesazhin ndërguar qytetarëve.

Bilanci i COVID-19 është rënduar në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi rama sms qytetareve edi rama koronavirusi ne shqiperi masat për koronavirusin ne shqiperi rama sms qytetareve

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 21:03

TIRANË– Zv/kryeministri Erion Braçe ka denoncuar publikisht kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe anëtarët e partisë së tij për mos marrjen e...