Politike

Meta ‘mbështet’ vendimin e qeverisë për mbylljen e palestrave: Më mirë në natyrë

12 Mars 2020, 08:14 Nga DOSJA
Meta ‘mbështet’ vendimin e qeverisë për mbylljen e

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh për qytetarët në vend, për të përballaur situatën me koronavirus. Në një postim të bërë sot në mëngjes, Meta shkruan se të qytetarët duhet të dalin në natyre dhe mos të shkojnë në palestër.

Më mirë në natyrë, se në palestër! ?”, shkruan Meta, duke treguar kështu se është dakord me vendimin e qeverisë për të mbyllur të gjitha palestrat në Tiranë e Durrës. Krahas kësaj deklarate meta ka postuar dhe një foto që tregon se është në natyrë duke ecur.

COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 15 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 13 pacientë, ndërkohë që hara e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Po ashtu është pezulluar dhe transporti publik në Tiranë e Durrës, janë shtuar fondet për përballimin e situatës dhe janë marrë një sërë vendimesh.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta masat për koronavirusin ne shqiperi meta mesazh qytetareve ilir meta masat për koronavirusin ne shqiperi meta mesazh qytetareve

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 21:03

TIRANË– Zv/kryeministri Erion Braçe ka denoncuar publikisht kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe anëtarët e partisë së tij për mos marrjen e...