Politike

“Mbylluni në shtëpi, shmangni përhapjen e kësaj flame!” Thirrja e ish-kryeministrit Meksi për shqiptarët: Kjo varet pr

12 Mars 2020, 13:22 Nga DOSJA
“Mbylluni në shtëpi, shmangni përhapjen e kësaj

TIRANË– Në këto ditë të vështira ku si shkak i koronavirusit kanë nisur të bëjnë thirrje sensibilizuese  të gjithë personazhet e njohur të ekranit, por jo vetëm. Së fundmi këtyre thirrjeve u është bashkuar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Meksi u është drejtuar bashkëatdhetarëve të tij si qytetar, duke u thënë  që të qëndrojnë në shtëpi derisa të kalojë koronavirusi.

Postimi i plotë i Aleksander Meksit:

Vëllezër e Motra bashkëkombës !!!

Ju drejtohem si qytetar, si të gjithë Ju, miq e të panjohur në këto ditë të vështira.

Thirrja e ime është që të përmbaheni e të duroni vetminë e mbylljes në shtëpi duke qenë se deri dje dalja në rrugë, kafeja tradicionale e takimet me miq, shokë e të afërm ishin pjesë e dobishme e jetës sonë të përditshme.

E kuptoj se është e vështirë për mënyrën tonë të jetesës dhe se në shumicën e rasteve dhe për kushtet e banimit jo të përshtatshme për izolim. Por, pa këtë vetizolim paraprak shmangni përhapjen e kësaj flame dhe njëherësh shmangni dëmtimin tuaj dhe të familjarëve. Dhe kjo varret prej nesh.

Edhe njëherë mbylluni në shtëpi, shmangni tërësisht kontaktet dhe daljen në rrugë vetëm për nevoja të domosdoshme (dyqane ushqimesh dhe farmaci), zbatoni me bindje dhe rreptësi rregullat e higjienës për këtë rast, po ashtu dhe këshillat e mjekëve. Le të shpresojmë që në të njëjtën shkallë të mobilizohen dhe ata që me vullnetin e lirë të tyre kanë marrë përsipër detyrën të na sigurojnë mbrojtjen e jetës dhe shëndetit tonë dhe për sakrificat e tyre tu jemi mirënjohës.

Uroj që të kemi të gjithë bashkë fat !!

Është rënduar bilanci me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksander meksi koronavirusi ne shqiperi aleksander meksi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 21:03

TIRANË– Zv/kryeministri Erion Braçe ka denoncuar publikisht kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe anëtarët e partisë së tij për mos marrjen e...