Politike

Veliaj sqaron pse sot kishte urbanë nëpër Tiranë: Nuk ka devijim nga urdhri për autobusët, duhet të kthenim turnin e tret

12 Mars 2020, 09:20 Nga DOSJA
Veliaj sqaron pse sot kishte urbanë nëpër Tiranë: Nuk ka

Tiranë- Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka sqaruar mos-ndërprerjes e transportit urban mëngjesin e sotëm në kryeqytet, pasi një ditë më parë u deklarua nga bashkia se që prej orës 05:00 të ditës së sotme nuk do të lëvizte asnjë autobus. Veliaj në një postim në Facebook shprehet se nuk ka devijim nga urdhri për autobusët, por sipas tij ata që ishin turn i tretë mbrëmë, do duhej të riktheheshin në shtëpi.

“Nuk ka devijim nga urdhri për autobusët! Sot e bëri edhe Italia. Por kush ishte turn i tretë mbrëmë do duhet ta rikthejmë në shtëpi mor shokë sot në mëngjes te fëmijët, për sa kohë s’kish dijeni mbrëmë.RriNeShtepi e sa më pak portale kontaminuese pranë vetës! #DoJaDalim”, shprehet Veliaj. 

Pak më herët Rama deklaroi se që nga mesdita do të ndërpitet transporti urban në Tiranë dhe Durrës, si masë për mos përhapjen e koronavirusit Ai theksoi se se po bëhet gati edhe transporti i dedikuar për mjekët dhe infermierët.

OVID-19 në Shqipëri ka infektuar 15 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 13 pacientë, ndërkohë që hara e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Po ashtu është pezulluar dhe transporti publik në Tiranë e Durrës, janë shtuar fondet për përballimin e situatës dhe janë marrë një sërë vendimesh.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj koronavirusi ne shqiperi edi rama erion veliaj koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2020, 21:03

TIRANË– Zv/kryeministri Erion Braçe ka denoncuar publikisht kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe anëtarët e partisë së tij për mos marrjen e...