Sport

Tjetër futbollist i Serie A me koronavirus, herën e fundit luajti kundër dy shqiptarëve

12 Mars 2020, 14:35 Nga DOSJA
Tjetër futbollist i Serie A me koronavirus, herën e fundit luajti

Daniele Rugani u shndërrua në mbrëmjen e djeshme në të parin futbollist të Serisë A të infektuar nga COVID-19. Mbrojtësi, tashmë detyroi ekipin e Juventusit dhe Interit të karantinohen për të rritur sigurinë e për të mos përhapur virusin famëkeq.

Ndërkohë, ditën e sotme ka ardhur edhe rasti i dytë i konfirmuar si mbartës i virusit.

Bëhet fjalë për Manolo Gabiadinin, futbollistin e Sampdorias. Dorianët kanë njoftuar se sulmuesi ka pasur ethe, por tashmë është në një gjendje të mirë.

Sakaq, klubi thekson se do të vetizolohet sipas procedurës. Ndërkohë, pas këtij lajmi, në karantinë pritet të përfundojë edhe Verona si kundërshtari i fundit ndaj Sampdorias, pasi Gabiadini ka qenë në fushë në këtë ndeshje.

Kujtojmë se pjesë e veronezëve janë edhe dy shqiptarët, Kumbulla e Rrahmani.

Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 827 dhe janë prekur mbi 12 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 23 të infektuar dhe një viktimë.

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid-19 koronavirusi prek futbollin serie a covid-19 koronavirusi prek futbollin serie a

Sondazh

Poll