Sport

Në Angli e bëjnë të sigurtë: Tifozët e Atletiko Madrid infektuan me koronavirus ato të Liverpool

12 Mars 2020, 13:55 Nga DOSJA
Në Angli e bëjnë të sigurtë: Tifozët e Atletiko

ANGLI- Atletico Madridi eliminoi Liverpoolin nga Liga e Kampioneve të mërkurën në mbrëmje, mirëpo qyteti i Liverpoolit thuhet se është duke  vuajtur vizitën e klubit spanjoll edhe më shumë, pasi tifozët madrilen besohet se kanë infektuar me koronavirus tifozët e Liverpool. Shumë gazetarë kishin shkruar se kjo përballje duhej të ishte zhvilluar pa praninë e tifozëve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë zyrtarisht ka shpallur koronavirusin pandemi dhe shumë shtete të ndryshme në Evropë janë vendosur në karantinë. Rreth 3000 tifozëve të Atleticos udhëtuan nga Spanja – një ndër vendet më të prekura nga virusi Covid-19 në Evropë.Faqja e tifozëve, Liverpool Echo, ka publikuar opinionin e disa ekspertëve që thonë se ardhja e tifozëve të Atleticos do ta rrisë rrezikun nga koronavirusi në Liverpool.

“Në Madrid, ata luajtën ndeshjet me dyer të mbyllura, ndërsa këtu në qytet ishin rreth tre mijë tifozëve, të cilët qëndruan dhe konsumuan pije e ushqim nëpër Liverpool, një pjesë e tyre mund të kenë qenë të infektuar”, ka thënë një ekspert i shëndetit publik.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport koronavirusi ne futboll tifozet e atletiko madrid tifozet e liverpool koronavirusi ne futboll tifozet e atletiko madrid tifozet e liverpool

Sondazh

Poll