Sport

Ronaldo në karantinë, nuk kthehet në Itali as për Champions! Dyshohet se e infektoi Rugani

12 Mars 2020, 10:07 Nga DOSJA
Ronaldo në karantinë, nuk kthehet në Itali as për Champions!

Cristiano Ronaldo dyshohet se ka marrë Coronavirus, meqë ka qenë në kontakt me shokun e tij të skuadrës, Rugani.

Tuttosport shkruan se portugezi nuk do të kthehet në Itali, por do të qëndrojë në Madeira, aty ku ka qenë prej ditësh. Kjo do të thotë se ai nuk ka ndërmend të luajë në Champions League, edhe nëse i kërkohet.

Ky është një mesazh për të gjithë botën, që e tejkalon futbollin. Beteja me Coronavirus-in fitohet vetëm duke qëndruar në shtëpi, duke shmangur kontaktin dhe duke harruar se ke një jetë jashtë për të jetuar.

Me pak fjalë, Cristiano tashmë është në izolim total, pra në karantinë, edhe pse jo në kushte spitalore. Ai nuk mund të lëvizë nga shtëpia e tij. Urojmë që të mos ketë Coronavirus.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus karantine ronaldo coronavirus karantine ronaldo

Sondazh

Poll