Sport

Rugani me koronavirus, ja ku dyshohet se është infektuar mbrojtësi i Juventusit

12 Mars 2020, 11:01 Nga DOSJA
Rugani me koronavirus, ja ku dyshohet se është infektuar

ITALI- Juventus doli me një komunikatë urgjente mbrëmjen e kaluar, ku njoftoi se mbrojtësi Daniele Rugani ka rezultuar pozitiv me Covid-19.Kjo gjë ka vënë në alarm të plotë gjithë klubin.

Mediat në Itali raportojnë se dyshohet që Rugani të jetë infektuar nga lojtarët e Juventus U-23 aty ku aktivizohet sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni.

Këta të fundit kanë luajtur ndaj Pianeses për kampionat dhe një prej lojtarëve të ekipit kundërshtar dyshohet t’ja ketë transmetuar lojtarëve tē Juventusit dhe më pas këta lojtarë, duke u stërvitur në të njëjtat ambiente me ekipin e parë kanë infektuar edhe të tjerë futbollistë. Ajo që është më e rëndë është se ka mundësi që shumë lojtarë të Juventusit të jenë infektuar.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport daniele rugani koronavirusi ne futboll koronavirusi ne itali rugani me korona daniele rugani koronavirusi ne futboll koronavirusi ne itali rugani me korona

Sondazh

Poll