Sport

Kampionati drejt pezullimit, në FSHF po mendojnë ndërprerjen

12 Mars 2020, 11:38 Nga DOSJA
Kampionati drejt pezullimit, në FSHF po mendojnë ndërprerjen

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka publikuar masat e reja që do të merren, për shkak të frikës së përhapjes më të madhe të Koronavirusit.

Është vendosur që nga dita e nesërme në 06:00 të mëngjesit dhe deri të dielën, të ndalohet lëvizja e mjeteve private brenda qytetit, në Tiranë dhe Durrës. Situata po bëhet e vështirë ndaj masat duhet të jenë të rrepta për të kaluar momentin e vështirë.

Në këtë formë bëhet i pamundur vazhdimi i Kategorisë Superiore duke qenë se klubeve i duhet të udhëtojnë në qytete të ndryshme për të zhvilluar ndeshjet.

Ende nuk ka një vendim nga FSHF, por pas këtij njoftimi nga ana e Qeverisë, gjithçka mund të ndryshojë dhe kampionatit pritet të pezullohet.

E.Ç/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edi rama edi rama

Sondazh

Poll