Sport

FSHF pezullon të gjithë aktivitetet futbollistike në Shqipëri, të martën merret vendimi për aktivitetet ndërkombëtare

12 Mars 2020, 12:01 Nga DOSJA
FSHF pezullon të gjithë aktivitetet futbollistike në

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë sot vendimin për të pezulluar të gjitha aktivitetet spotive në vend. Në një deklaratë për mediat bëhet me dije se pezullimi bëhet si një masë parandaluese e përhapjes së koronavirusit. Ndërkohë lidhur me të gjitha aktivitetet ndërkombëtare futbollistike, ku edhe Shqipëria është pjesëmarrëse, ditën e martë në orën 13:00 UEFA do të organizojë një video-konferencë me të 55 federatat anëtare për të marrë vendimin lidhur me ecurinë e të gjitha aktiviteteve futbollistike evropiane.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit ka ndjekur nga afër dhe me prioritet ecurinë e situatës në vendin tonë pas rasteve të shfaqura me COVID-19. Nisur nga përshkallëzimi i kësaj situate dhe duke ndjerë përgjegjësi maksimale për të gjithë personat e përfshirë në jetën futbollistike në vend si dhe pas propozimit te Komitetit të Emergjencave në FSHF, Komiteti Ekzekutiv vendosi pezullimin e të gjitha aktiviteteve futbollistike. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë deri në një komunikim tjetër të Federatës së Futbollit. Lidhur me të gjitha aktivitetet ndërkombëtare futbollistike, ku edhe Shqipëria është pjesëmarrëse, ditën e martë në orën 13:00 UEFA do të organizojë një video-konferencë me të 55 federatat anëtare për të marrë vendimin lidhur me ecurinë e të gjitha aktiviteteve futbollistike evropiane“, shkruhet në njoftim.

Ky njoftim nga FSHF vjen një ditë pasi Dosja.al tregoi se urdhri i nxjerrë dje nuk mund të zbatohej, pasi në të thuhej që futbollistët gjatë stërvitjes mos të kishin kontakt fiziik. “Ashtu siç tashmë kemi modele nga futbolli ndërkombëtar, futbollistët dhe stafet të mos kenë fare kontakt fizik, të tipit të dhënies së duarve në fillim të takimit, gjatë apo edhe në fund”, thuhej në urdhrin e djeshëm.

COVID-19 në Shqipëri ka infektuar 23 persona, ku një prej tyre ka gjetur vdekjen. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje viktimën e parë, që ishte pacientja e moshuar në Durrës. Në Tiranë janë 13 pacientë, ndërkohë që hara e të prekurve është zgjeruar dhe në Lushnje, Elbasan dhe Rrogozhinë.  Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale, por të izolohen në banesat e tyre për 14 ditë. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Po ashtu është pezulluar dhe transporti publik në Tiranë e Durrës, janë shtuar fondet për përballimin e situatës dhe janë marrë një sërë vendimesh.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport federata shqiptare e futbollit fshf ndërpret kampionatin koronavirusi ne futboll federata shqiptare e futbollit fshf ndërpret kampionatin koronavirusi ne futboll

Sondazh

Poll